Dy persona kanë dhunuar gjatë ditës së sotme avokatin e njohur Kujtim Cakrani.
Dhuna ndaj Cakranit dyshohet se ka ndodhur, për shkak të detyrës së tij. Vetë avokati ka bërë denoncim në komisariatin e policisë se është dhunuar.
Avokati ka thënë se e i njeh personat që e kanë kërcënuar. Sipas tij, ata i kanë thënë që të heqë dorë nga një çështje, që ka të bëjë me rrëmbimin e një shtetasi.
Bëhet fjalë për shtetasin me origjinë nga Fieri, Fatjon Myrtaj, i cili mendohet të jetë vrarë nga kushëriri i tij Perlat Myrtaj, ndërsa ky i fundit është arrestuar.
Momentalisht është në komisariatin e Vlorës po merret në pyetje.
/DRONI.al/











