Sot i jepet lamtumira e fundit për studiuesin, politikanin dhe shkrimtarin Moikom Zeqo, pak ditë pas ndarjes së tij nga jeta.
Homazhet po zhvillohen nga ora 10:00 – 13:00 duke respektuar rregullat anticovid në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar.
Ky ishte dhe amaneti i fundit i Moikom Zeqos.Shumë personalitete të vendit po i bëjnë homazhe, mes tyre dhe presidenti i vendit, Ilir Meta.
Presidenti Meta është shprehur për këtë personalitet me superlative dhe ia ka kontribuar atij, edhe hapjen e Partisë Socialiste pas viteve ’90, edhe pranimin në radhët e saj të të rinjve si Meta vetë apo Pandeli Majko.
Mes lotëve, djali i Moikom Zeqos tha se babai i tij dëshironte një Shqipëri më të mirë, që ndoshta nuk do të vijë kurrë, ndërsa shton se ishte i lumtur që figura e të atit, ishte një figurë që bashkon rreth vetes shumë shqiptarë.
//DRONI.al/











