• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Çaf-Çufi modern i Shahinit dhe pedagogët ‘anakronikë’

droni by droni
19 June, 2020
in Uncategorized
0
LUÇIANO BOÇI/Pse Reforma për Drejtësi refuzon mediat
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

*Nga Luçiano Boçi

Ministrja me një njohje nën mesatare të gjuhës letrare shqipe, ka sulmuar në mënyrë të padenjë me një status të denjë për “gocë rruge që kapet prej flokësh”, pedagogët në përgjithësi e ato të gjuhës dhe të letërsisë, të cilët kanë kritikuar me argumente shkencorë pavlefshmërinë e testit të letërsisë.

Gjuha e përdorur është fyese, me kontekst rruge dhe arrogante. Fyerja shkon deri në ofendim e arroganca deri në kërcënim. Mos ta dija që është ministre, do mendoja që është shkruar nga ndonjë tifoze politike me formim arsimor mediokër e rilindjes që shpërblehet me ndere e buzëqeshje për stoicizmin banal të treguar në mbrojtje të së pambrojtshmes. Megjithatë dhe në raste të tjera nuk është se Besa ka bërë ndonjë diferencë nga ky perceptim.

Të them të drejtën jam ndjerë fatkeq deri në revoltë, tek zbuloja tragjikisht rresht pas rreshti, qenien në krye të arsimit të një niveli të tillë profesionalisht skandaloz dhe etikisht krejtësisht banal.Deri tani kam thënë që Besa të japë dorëheqjen për shumë “gafa” e keqmenaxhime të sistemit arsimor, por pas kësaj po kërkoj të kthehet andej nga ka ardhur, që kund mos ia shohim bojën, pa hezituar se po bie në nivelin e Besës.

Një ministre, sado e politizuar të jetë nuk mund të lejohet të përdorë atë gjuhë. Dhe ka një fjalë të urtë “kur nuk di hesht”. Së paku këtë të kishte zbatuar dhe Ministrja më e paaftë e të gjitha kohërave, sa kur e dëgjon, ose lexon të merr malli dhe për Themie Thomain e Bujqësisë së diktaturës. Përkundër kësaj, Shahini ka nxjerrë shpatën dhe i është sulur si jeniçere e devotshme në emër të modernizmit, pedagogëve e pedagogeve, të cilëve nuk u njeh as punën, as meritat, as reputacionin, as kontributin, as vlerën. Me paturpësinë e zakonshme, kërkon t’i nëpërkëmbë dhe t’i poshtërojë nën delirin e të qenit ministre. Mjerane ministre nuk e di që ato pedagogë që ajo ka anatemuar e kërcënuar, do s’do ajo, janë sot elita e mendimit albanologjik dhe punët e tyre që Besa nuk i ka parë as në ëndërr, janë të njohura kombëtarisht dhe ndërkombtarisht. Balta që ajo hedh në statusin e saj, bën pis vetëm atë vetë dhe askënd tjetër. Ministrja, e cila ka vite pune sa alternativat e një pyetje në testin e letërsisë, dhe alternativën e saktë për vitin e vet më të mirë akoma nuk e di, merr përsipër t’i japë mend atyre që kanë gjithë jetën që merren më gjuhën dhe letërsinë. Guximi i injorantit nuk njeh kufij. Pa asnjë përvojë, apo kompetencë mësimdhënie në mësuesi dhe specifikisht në gjuhë e letërsi, madje me nivel të përgjithshëm që lë për të dëshiruar, Shahini u tregon arat e gjuhës dhe letërsisë atyre që i kanë të tyret. Flet me të njëjtën shkalafitje mentale e emocionale, siç bënte në video-selfiet e mësimit online, ku dilte si mësuese, pa qenë asnjë ditë e tillë.

Shfaqej si specialiste IT, pa ia pasur haberin fare. Fliste në ajër si metodiste e mbaruar, pa ditur nga lidhej gomari. Pozonte si spikere e paarritshme RTSH-je, pa qenë ndonjëherë lajmdhënëse. Në fund e ndriti. E bëri çorap e çorbë gjithçka, sa u detyrua ta mbyllë vitin shkollor para datës zyrtare. Dështoi si kudo me sukses të plotë. Nuk bërtiste kot Gëte i shkretë, kur shkruante: “Nuk ka gjë më të frikshme se injoranca në veprim”.

E sot “injoranca në veprim”, na flet për modernizim të paparë të sistemit parauniversitar, të cilin nuk po e arrin dot sistemi universitar. Jo për shkak të politikave të Ramës së saj, por për shkak të pedagogëve. “Injoranca nuk është argument”-shtojnë latinët. Për çfarë modernizimi na flet Ministrja?! Modernizimi që pretendon “injoranca në veprim”, i ngjan një çaf-çufi me avull i dalë shinash, i cili zvarritet zhurmshëm duke çjerrë e zhbjerrë arsimin. A e ka lexuar raportin e OECD çaf-çufja ministre, të dalë disa ditë më parë, i cili qartazi hedh poshtë delirimin e saj dhe shënjon katastrofën në arsimin parauniversitar?!

Ja çfarë thotë raporti:
“Shumë mësues në Shqipëri vazhdojnë të përdorin një metodë tradicionale të përqendruar në mësimdhënie. Intervistat me mësuesit tregojnë një aplikim të kufizuar të disa prej aspekteve më inovative, siç janë vlerësimi formues dhe mësimi i aftësive të shekullit njëzet e një”- thotë raporti, i cili jep dhe rekomandime të qarta. Pra për çfarë modernizimi na flet Shahini? Ah po! Ndoshta e ka fjalën për këtë paragraf të raportit: “Shumë shkolla në zonat rurale nuk kanë materiale mësimore dhe luftojnë për të përmbushur nevojat e tyre themelore të infrastrukturës”. Ose me siguri për këtë përcaktim alarmant: “Nuk ka asnjë masë të standardizuar të arritjeve të nxënësve në shkallë kombëtare para klasës 12, kur ata i nënshtrohen Provimit të Maturës Shtetërore”. Këto nuk i them unë i thotë raporti e zeza mbi të bardhë. Modernizim për Shahinin janë kësisoj me siguri skandalet seksuale në shkolla, infrastruktura skandaloze, klasat kolektive në masë, kushtet higjeno-sanitare tmerruese. Modernizim për “injorancën në veprim”, është mungesa e laboratorëve IT, mungesa e platformave online, korrupsioni me tabletat e tekstet digjitale, drejtuesit militantë e keqtrajtimi e keqpagimi i mësuesve.

Po siç duket, Besa e ka gjetur paqen me veten, duke u nisur nga thënia e famshme e Benedetto Varchi-t “Më mirë të më shohin si injorant se sa si gënjeshtar”. Besa madje i ka të dyja.

Me verbërinë e saj që buron nga paaftësia, qartazi Ministrja Shahini e shpall veten paradoksalisht, vetëm Ministre të Arsimit Parauniversitar: “Hendeku mes arsimit parauniversitar dhe atij universitar – shkruan ajo – po shkon duke u zgjeruar”. Dhe këtë hendek e quan meritë e arritje të vetën. Pra ajo e ka bërë punën, pedagogët jo. Lajthitje kjo, apo padituri? Të dyja bashkë do thoja. Vetë ajo, e konsideron veten pra, jo përgjegjëse dhe jo Ministre për arsimin e lartë dhe pranon dështimin e sistemit Universitar, reforma e pretenduar e të cilit nisi me ligjin e mbrapshtë të 2015. Ndërsa po të pyesësh Ramën ai të hidhet në fyt dhe Arsimin e Lartë, ndryshe nga Besa, e quan suksesin më të madh të qeverisë së tij. Rama sikurse Besa është në paqe me veten, sepse është duke zbatuar thënien e Perandorit Ferdinand i Habsburgëve: “Unë jam perandor dhe unë i dua injorantët.” Rama e do shumë veten dhe Shahinin. Kjo është e vërtetë.

“Ju lutem mos më lini të vdes “injorant”! Më gjeni cili është më injoranti midis këtyre të dyve dhe do ju fal universin” – do bërtiste nën kulmin e sarkazmës, që Besa nuk e dallon nga ironia, pedagogu e specialisti, kritizer i testit qesharak të letërsisë, teksa lexon statusin e të ashtuquajturës Ministre të Arsimit.

Megjithatë, jo çdo e keqe vjen për keq. Ka dhe një të mirë. E mira në këtë rast është e dhimbshme, por të paktën të gjithë pas kësaj kanë zbuluar përmasën e vërtetë të fatkeqësisë së drejtimit të sistemit arsimor dhe të paktën dinë formulën e shërimit që nis me largimin një orë e më parë të paaftësisë dhe banalitetit, “të injorancës në veprim” që ka pushtuar drejtimin e këtij vendi e drejtimin e arsimit të tij.

/DRONI.al/

Tags: analizaLuciano Bocireagimishahini
Previous Post

Ngjarje e rëndë në Berat, 48-vjeçari ngacmon seksualisht vajzën 5-vjeçe

Next Post

Del videoja e atentatit të prokurorit Ndoja, momenti kur autorët e dyshuar largohen të qetë

droni

droni

Next Post
Deputeti në Kuvend nxjerr videon e atentatit të Arjan Ndojit, SPAK reagon menjëherë

Del videoja e atentatit të prokurorit Ndoja, momenti kur autorët e dyshuar largohen të qetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.