Koronavirusi është rikthyer sërish në Lezhë dhe pse pas dy muajsh qetesi. Para rreth një jave dolën pozitiv me COVID-19 një grua se bashku me fëmijën e saj 7 vjeç, sipas epidemiologëve lezhjanë, infeksionin e kishin marrë në Pukë në një tubim familjar.
Sot në Lezhë ka dalë një person tjetër pozitiv. Bëhet fjale për një polic që shërben në burgun e Shënkollit.
Sipas epidemiologeve dyshohet se polici në fjalë është infektuar nga i biri, i cili është kthyer para disa kohësh nga Italia. Ai është testuar dy herë dhe në testin e dytë ka dalë pozitiv.
Vala e parë e infeksionit COVID-19 në Lezhë ka prekur 14 persona, fatmiresisht të gjithë në gjendje të mirë.
/DRONI.al/











