Shqipëria ka regjistruar sot një tjetër shifër rekord të të infektuarve me koronavirus, ku në 24 orë kanë rezultuar pozitivë 82 persona.
Korça eshte rikthyer ne harten e rasteve te reja, me nje person i cili e ka marre infeksionin nga QSUT.
Nga burimet, mesohet se ka qenë i shtruar për dy ditë në QSUT dhe më pas është kthyer në vendin e tij.
Ai është një person në moshë të thyer, që aktualisht po trajtohet në kushte shtëpie dhe ndodhet në gjendje të stabilizuar. Ndërkohë, janë izoluar menjëherë familjarët dhe epidemiologët po gjurmojnë kontaktet e të prekurit.
/DRONI.al/











