• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DOSJA/ “Trimëritë” e Anjeza Shabanit…, shkulje veshi, flokësh, pickime, gjuajtje…

admin by admin
8 October, 2016
in Kronika
0
DOSJA/ “Trimëritë” e Anjeza Shabanit…, shkulje veshi, flokësh, pickime, gjuajtje…
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Që prej muajit Shtator të vitit 2015, e në vijim, Anjeza Shabani (Husha) ka ushtruar aktivitetin e kopshtit privat të fëmijëve, me logon “DIREN”, në katin e dytë të një ndërtese 3-katëshe, të ndodhur në Sauk të qytetit të Tiranës. Këtë aktivitet, ajo gjatë gjithë kohës jo vetëm që e ka ushtruar pa licencën përkatëse dhe e pa regjistruar në organet tatimore, por edhe duke keqtrajtuar fizikisht dhe psikologjikisht fëmijët që frekuentonin kopshtin në fjalë. E pandehura ka marrë në mënyrë sistematike nga prindërit e fëmijëve pagesat mujore dhe nuk ka derdhur në arkën e shtetit, detyrimet tatimore për këto pagesa.
Në muajin Shtator të vitit 2015, në këtë kopsht është regjistruar edhe fëmija R. A., dhe midis prindërve të tij dhe të pandehurës, është rënë dakord për një pagesë mujore në shumën prej 17.000 lekësh. Rreth muajit janar të vitit 2016, e në vijim, e pandehura në mënyrë të përsëritur e pandehura është sjellë ashpër me fëmijën R. A., duke ushtruar dhunë fizike ndaj tij, nëpërmjet pickimeve, goditjeve me shpulla, kapjes me duar etj.
Në paraditen e datës 14. 06. 2016, e pandehura në një gjendje të dukshme nervozizmi ka marrë përdore fëmijën R. A., dhe duke e tërhequr e ka goditur atë 3-4 herë me pëllëmbë në të dy duart. Njëkohësisht ajo i është drejtuar fëmijës me ton të lartë ne fjalët “Pusho-pusho” dhe mbasi e ka futur tek një nga dhomat e kopshtit, e ka lënë aty të vetëm dhe duke qarë. Mbas rreth një minute, ajo është kthyer përsëri dhe duke i thënë “pusho” e ka marrë me vete duke u larguar për një moment nga dhoma.
E ka rikthyer përsëri të vetëm në dhomë dhe mbas rreth dy minutash e ka marrë përsëri, duke e ulur në një karrige, në ambientin ku ndodheshin edhe fëmijët e tjerë të kopshtit. Mas pas, në këtë ambient, ajo ka filluar që të sillet në mënyrë agresive me fëmijën R. A., duke ushtruar përsëri dhunë fizike ndaj tij.
Fillimisht, ajo me dorën e saj të majtë i ka tërhequr veshin e djathtë fëmijës, duke e tërhequr me forcë nga atë karrigia dhe goditur një herë në kokë me pëllëmbën e majtë. Mandej ajo i është drejtuar me fjalët “R…R…., do të duroj ty, kur të them pusho-pusho” dhe e ka larguar nga ambienti. Pas rreth një minute, ajo e sjell përsëri fëmijën R. A., në ambientin ku ndodheshin edhe fëmijët e tjerë, duke i thënë “Hajde këtu shpirti im, ti je shumë i mirë”. Por, fëmija ka vazhduar që të qajë me zë të lartë dhe shtetasja Anjeza Husha i është drejtuar me ton të lartë me fjalët “pusho, pusho, pusho, mos të dëgjoj më, djalë i keq”. Ndërsa fëmija vazhdonte të qante, ajo i ka thënë “pusho, pusho, qepe gojën Rain. Mos ta dëgjoj zërin. Ashtu, shëët, shëët, qepe. Pusho-pusho- pusho. Xhan-xhan Rain” dhe është larguar.
Pas rreth 15 minutash, e pandehura Anjeza Husha është kthyer përsëri dhe i është afruar fëmijës dhe është përpjekur që ta qetësojë duke e ledhatuar, puthur në dorë dhe afruar pas vetes. Ajo është përpjekur që edhe të luajë me fëmijën dhe ndërsa ky vazhdonte të qante i terrorizuar, ajo është ngritur për t’u larguar dhe i është drejtuar me fjalët “pusho-pusho- pusho, oj ky, sa më mirë aq më keq. Qepe gojën e mos ta dëgjoj më zërin, pusho, qepe, shët”. Për shkak të veprimeve të saj të dhunës, fëmijës R. A. i janë shkaktuar dëmtime fizike, të cilat hyjnë në kategorinë e atyre dëmtimeve, të cilat sjellin për pasoja humbjen e aftësisë së përkohshme për punë në masën deri në 9 (nëntë) ditë (në rastet e të rriturve).
Në muajin Shtator të vitit 2015, në kopshtin e të pandehurës Anjeza Husha, është regjistruar edhe fëmija A. K. Gjatë kohës që ky fëmijë ka qëndruar në kopsht është keqtrajtuar fizikisht dhe psikologjikisht nga e pandehura, pasi ajo në mënyrë sistematike i ka shkulur veshin, pickuar, gjuajtur me shkelma, bërtitur, fyer me fjalët “kokëderr”, kafshë” dhe mbuluar kokën me batanije edhe pse mund të ishte vapë. Mbas dy muajve që fëmija A. K. ndodhej në kopsht e në vijim, prindërit e tij kanë vënë re se ai ka filluar të shfaqë shqetësime të ndryshme, duke u zgjuar disa herë gjatë natës, qarë dhe ulëritur pa shkak. Në dy raste ata kanë konstatuar shenja dhune dhe konkretisht të nxira në kofshë dhe në shpinë. Për këtë fakt ata kanë vënë në dijeni të pandehurën, por ajo u ka shpjeguar se fëmija ishte zënë me një fëmijë tjetër. Duke qenë se gjendja ka vazhduar e njëjtë, prindërit e kanë hequr fëmijën nga kopështi, dikur rreth datës 10. 06. 2016.
Në të njëjtën periudha në kopsht është regjistruar edhe fëmija E. K. Gjatë kohës që kjo fëmijë ka qëndruar në kopsht është keqtrajtuar fizikisht dhe psikologjikisht nga e pandehura Anjeza Husha, pasi ajo në mënyrë sistematike i ka shkulur veshin, flokët, pickuar, gjuajtur në gjithë trupin, bërtitur, fyer dhe mbuluar kokën me çarçaf edhe pse mund të ishte vapë. Mbas vajtjes në kopësht fëmija ka paraqitur shqetësime të ndryshme si trembje në gjumë gjatë natës dhe qarje pa shkak. Ajo nuk donte të shkonte në kopsht dhe u thoshte prindërve se aty i shkulnin flokët, i tërhiqnin veshin, e fyenin duke i thënë “debile, kafshë, etj.”. Megjithëse babai i saj ja kishte paraqitur këto fakte të pandehurës, ajo i kishte mohuar faktin që E. K. të ishte keqtrajtuar në kopsht. Por, duke e parë se gjendja e fëmijës ishte shqetësuese ai e kishte hequr nga kopshti.

Previous Post

Dhunoi fëmijën 3-vjeç në kopsht, prokuroria mbyll hetimet për administratoren Anjeza Shabani

Next Post

VIDEO/ Majko për Beqajn: Pash zotin, kisha dy muaj që nuk i flisja me gojë

admin

admin

Next Post
VIDEO/ Majko për Beqajn: Pash zotin, kisha dy muaj që nuk i flisja me gojë

VIDEO/ Majko për Beqajn: Pash zotin, kisha dy muaj që nuk i flisja me gojë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.