Vëllezërit Gramoz dhe Xhentil Bardhi, përkatësisht 34 dhe 24 vjeç, u plagosën rëndë me armë zjarri dhe fatkeqësisht ndërruan jetë gjatë rrugës për në spital.
Ngjarja e rëndë ka shkaktuar edhe reagimin e Dom Gjergj Metës, i cili në një postim në rrjetet sociale tregon se e njihte njërin nga v.iktimat.
Dom Gjergj Meta njihte Xhontilin, i cili ishte pagëzuar Gjon dhe ishte një i ri shumë aktiv në aktivitetet e rinisë së krishterë.
“Sa shumë gjana kisha me të thanë sot more Gjon. Por për tash po të them vetëm lamtumirë! E më fal që nuk munda me mbërritë në kohë …
Lamtumirë Gjoni i mirë! Lutju Zotit për ne!”, shkruan Dom Gjergj Meta.

/DRONI.al/












