Një pikë dhënie kredish është grabitur në qendër të qytetit të Korçës. Një person, pa maskë, nën kërcënimin e thikës ka grabitur 100 mijë lekë të vjetra dhe është larguar.
Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka pasur të lënduar pasi punonjësit nuk kanë bërë rezistencë.
Grupi hetimor i mbërritur në vendngjarje do të sekuestrojë kamerat e sigurisë për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.
/DRONI.al/











