Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të enjte nga detyra kryetaren e Gjykatës së Kavajës, Entela Shedula.
Procesi i vetingut për gjyqtaren Shedula u krye për të tre kriteret nga trupa gjyqësore e drejtuar nga Xhensila Pine, me relatore Suela Zhegu dhe anëtare Brunilda Bekteshi.
Sipas KPK, Shedula ka pasur probleme me justifikimin e pasurisë.
/DRONi.al/











