Në Rusi kanë dalë në shitje disa bluza seksi, në të cilat është përfshirë edhe fytyra e presidentit, Vladimir Putin. Këto kanë dalë nga një lëvizje e re nacionaliste e quajtur ‘Network’, që është pro tij.
“Gjëja më e rëndësishme është se vajzat mund të deklarojnë bukurinë dhe dashurinë e tyre për Putin. Ai ka qenë prej kohës një markë me famë botërore, më përpara figurë politike, ndërsa tashmë edhe pjesë e koleksionit,” – kanë thënë themeluesit e këtyre veshjeve.
Ndërkohë nuk është bërë akoma i ditur cmimi për blerjen e tyre.
















