120 punonjës të një fasonerie në Vlorë kanë protestuar në lidhje me pagën e luftës të cilët shprehen se nuk e kanë përfituar.
Protestuesit janë pjesë e një fasonerie këpucës dhe shprehen se nuk kanë marrë pagën e luftës edhe pse pronari i biznesit u kanë thënë se ka aplikuar.
Të grumbulluar pa asnjë masë mbrojtëse dhe distancë sociale, punonjësit prej orëve të të para të mëngjesit kërkojnë të dinë se pse u është refuzuar paga e luftës.
“Duam lekët tona, duam gjakun e fëmijëve tanë. Kemi vënë fëmijët tanë në rrezik që vinim punonim këtu duke rrezikuar dhe jetën e atyre që kemi në shtëpi”, tha një tjetër.
Protesta te tilla kane qene te zakonshme duke nxjerre zbuluar qeverine e cila thote se kane marre pagen e luftes te gjitha kategorite. Protesta pati ne Kruje, Vlore, Korçë.
/DRONI.al/












