Policia e kryeqytetit, me urdhër të Prokurorisë ka bllokuar një shumë të madhe parash në llogarinë e një biznesmeni të njohur në Tiranë.
Ora News shkruan se bëhet fjalë për një shumë prej 400 mijë dollarë, e bllokuar në llogarinë e biznesmenit A.G, i cili po përpiqej të bënte një transaksion për t’i nxjerrë paratë jashtë shtetit.
Shuma e parave është bllokuar në momentin që A.G do t’ia kalonte me transaksion bankar vëllait të tij në një tjetër kontinent(Australi), i quajtur I.G, i cili u akuzua se ka kryer një krim të rëndë disa vite më parë në Tiranë.
Bëhet fjale per nje krim te ndodhur 15 vite më parë.
vijon..
/DRONI.al/











