• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shqipëria nis luftën me procesionaren, por dhjetë herë më pak insekt kalosoma

droni by droni
24 May, 2020
in Kronika, Kryesore
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Disa mijëra hektarë me pisha në të gjithë vendin rrezikojnë të thahen për shkak të dëmit që po vjen nga procesionarja që ka pushtuar cdo pishë.

Inxhinjeri i pyjeve në zonat e mbrojtura të Qarkut të Shkodrës, Tonin Macaj, thotë se procesionaria ka përparuar në zonën e mbrojtur nga Thethi deri në atë të Shalës në Shkodër, raporton zeri I Amerikës.

“Ndryshimet klimatike kanë dhanë efektin e vet dhe ne po shikojmë që gjeneratat e procesionares po çelin shumë heret, fillojnë nga muaji shkurt, që normalisht në zonën e Dukagjinit duhej të ishte diku nga muaji maj. Për këtë arsye, insekti krijon mundësi për të pasur sa më shumë gjenerata dhe, si e tillë, ka shkaktuar dame të mëdhaja në këto masive.”

Insketi i procesionares po ndikon në tharjen e njëpasnjëshme tëpishave. Vitet e kaluara janë ndërmarrë disa operacione për pastrimin në mënyrë mekanike të procesionares, por rezultatet kanë qenë të pakta. Ndaj, këtë vit ka nisur një program i ri për luftimin e procesionares në mënyrë biologjike, duke marrë përvojë dhe mbështetje nga vendet e tjera, ku ajo është shfaqur. Profesor Ramiz Metaliajt thotë se në laboratorin e ngritur pranë Fakultetit të Shkencave Pyjore është shumuar insekti i kalosomës, i cili përdor si ushqim larvën e procesionares dhe se ka nisur hedhja e këtij insekti në masivet pyjore me pisha në Pukë dhe disa zona të tjera të vendit, me synim për të rivendosur ekuilibrin biologji.

“Kishim planifikuar që këtë vit të kishim diku rreth 17 mijë larva të reja të prodhuara, ose individë të rinj të prodhuar që t’i hedhnim në pyjet e Shqipërisë. Kushtet e karantinës na kufizuan, kemi shkuar diku tek rreth 1400 individë të prodhuar në laborator. Nuk është pak për kushtet që kishim. Hodhëm pak në Llogara, pak në Malësi të Tiranës dhe tani në Pukë.”

Drejtori i zonave të mbrojtura për Qarkun e Shkodrës, Agim Dardha, thotë se procesionarja, ky dëmtues që po shkatërron pyjet e pishës thuajse në të gjithë Shqipërinë, ka dhënë ndikimin e vet negativ edhe në zonat e mbrojtura.

“Ky dëmtues ka edhe një veti tjetër se krijon alergji kur është në fazën e larvës dhe është një problematikë për fëmijët që vizitojnë këto zona. Dhe, metoda më e mirë dhe efikase për luftimin e saj është ajo biologjike që, për fat të mirë po realizohet edhe në Shqipëri, dhe besoj që brenda tre viteve të eleminohet në maksimum.”

Programi për luftimin në rrugë biologjike të procesionares së pishës, sipas specialistëve, ndihmon në vendosjen e ekuilibrit biokogjik në masivet me pisha, duke shpëtuar këtë pasuri të madhe pyjore të vendit, e cila gjatë 30 viteve të fundit ka pësuar dëmtime të mëdha për shkak të prerjeve të paligjshme, por edhe nga zjarret, të cilat në një pjesë të madhe të rasteve kanë qenë të qëllimshme. VOA

Tags: procesionarja
Previous Post

MOTI/ Java tjetër, ditë pas dite ndryshim moti

Next Post

Myslimanët falën namazin në të gjithë vendin, distancim social në xhami

droni

droni

Next Post
Myslimanët falën namazin në të gjithë vendin, distancim social në xhami

Myslimanët falën namazin në të gjithë vendin, distancim social në xhami

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.