Je grua humbi jeten nga COVID-19 kete mbremje pas 3 javësh që vendi nuk kishte shënuar asnjë vdekje nga ky infektim.
Gruaja nderroi jete te spitali infektiv dhe eshte një paciente 64-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19.
Ajo ishte e shtruar prej 3 javësh në spital, në gjendje të rëndë. 64-vjeçarja që vuante prej 4 muajsh nga limfoma e trurit, nuk arriti dot të mbijetonte, pavarësisht mjekimit intensiv dhe përpjekjeve të stafit mjekësor.












