Katër raste të reja janë konfirmuar pozitive me koronavirus këtë të premte në Kruje duke e çuar në 35 numrin e të infektuarve aktive ne kete qytet.
Burime për Abc Neës bëjnë me dije se rastet e reja të konfirmuara janë zinxhir i rasteve të mëparshme të konfirmuar me koronavirus.
Deri më tani në vendin tonë janë konfirmuar me koronavirus 969 persona nga të cilët 31 kanë humbur jetën dhe 771 janë shëruar.
/DRONI.al/











