Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për 2 të arrestuar gjatë protestës kundër shembjes së Teatrit Kombëtar ndërsa për 6 u caktua masa e sigurisë “detyrim me paraqitje”.
Mesohet se gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie” deri më datë 3 qershor për Erik dhe Endrit Mërtirin, ndërsa është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje” për Bojken Abazin, Kastriot Qemën, Romeo Lilon, Ledion Xhoxhajn, Burim Taficilën dhe Sokol Ndojën, nderkaq asnje prej tyre nuk do te lejohet ne protesten e sotme.
Të gjithë ata u ndaluan nga policia gjatë protestës për shembjen e teatrit me argumentin se kishin ushtruar dhunë ndaj efektivëve të policisë.
/DRONI.al/











