Foto Arkiv – Minatorët e Bulqizës
Ka dy muaj që më shumë se 200 ish-minatorë të Bulqizës, nuk marrin pensionin e tyre.
Në dhjetor të vitit 2015 qeveria miratoi ligjin e uljes se moshës së pensionit të minatorëve nga 60 në 55 vjeç, mirë bëri se nga ky ligj do të përfitonin minatorët që kanë punuar në minierat e Bulqizës e të Batrës.
Por sot realiteti është ndryshe, ata janë të braktisur nga institucionet, sorollaten nga Bulqiza në Peshkopi e më pas në Tirane, ata i janë drejtuar të gjitha institucioneve, por nuk kanë gjetur zgjidhje.
Përballë kësaj situate, ka reaguar deputeti i PD-së Roland Keta.
“Unë personalisht kam kontaktuar vetë me Ministrin për këtë problem që ka të bëjë me jetesën e mbi 200 ish-minatorëve.
Unë dhe njëherë sot ju bëj apel institucioneve zbatoni ligjin, jepuni të drejtën e pensionit për minatorët. Ata janë mbi 55 vjeç, jepuni pensionin është e drejta e tyre kushtetuese”, shprehet Keta.












