• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DOSJA/ Prokuroria zbulon sa është “lodhur” Shukriu për të “punësuar” Anisën

admin by admin
11 October, 2016
in Global Image
0
DOSJA/ Prokuroria zbulon sa është “lodhur” Shukriu për të “punësuar” Anisën
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në përfundim të hetimeve për procedimin penal ndaj ish kryebashikakut Dibrës Shkuri Xhelili Prokuroria bën të ditur se, kanë rezultuar të provuara rrethanat e faktit si më poshtë…
Në datën 12.05.2016, në emisionin investigativ “Të paekspozuarit”, në televizionin “Ora Neës”, janë transmetuar disa pamje filmike, në të cilat shfaqet i pandehuri Shukri Xhelili, me detyrë Kryetar i Bashkisë Dibër, duke kërkuar në mënyrë të parregullt përfitime dhe favore seksuale në shkëmbim të emërimit dhe ngritjes në detyrë të punonjëses në Bashkinë Dibër, shtetases A.A.
Më konkretisht, ka rezultuar se në muajin Janar dhe Shkurt të vitit 2016 shtetasja A.A, me banim në Dibër, ka bërë përpjekje nëpërmjet formave të komunikimit në rrjetin social Facebook dhe më pas me anë të telefonit celular, për të marrë kontakte me të pandehurin Shukri Xhelili, Kryetar i Bashkisë Dibër, të cilit i ka prezantuar kërkesën për mundësinë e punësimit në ndonjë vënd pune pranë Bashkisë ose në vend pune tjetër.
I pandehuri Shukri Xhelili, me cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Dibër fillimisht është takuar me A. dhe i ka prezantuar faktin se nuk kishte vënde të lira pune, por në vijim do e kishte parasysh kërkesën e A. duke i kërkuar asaj të mbanin kontakte me anë të rrjetit social Facebook si dhe me anë të telefonit celular.
Pas disa takimesh, i pandehuri Shukri Xhelili në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë i ka kërkuar Anisës që të kishte një marrëdhënie intime kundrejt mundësisë për gjetjen e një vëndi pune, në Bashkinë Dibër, duke e kushtëzuar punësimin e shtetases A. A. vetëm nëse ajo pranonte të kishte një marrëdhënie intime me të pandehurin Shukri Xhelili.
Shtetasja A. e gjëndur para kësaj situate, ka regjistruar bisedat me Kryetarin e Bashkisë Dibër dhe e ka pranuar kushtin por që këtë favor seksual ta pranonte pasi të punësohej.
I pandehuri Shukri Xhelili, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Dibër, me vendimin me Nr.25, datë 26.02.2016, ka vendosur emërimin e shtetases A. në detyrën e magazinieres pranë Qëndrës Kulturore, në Bashkinë Dibër. Vendimi i emërimit të shtetases A. në pozicionin e mësipërm është marrë pa u kryer më parë ndonjë procedurë emërimi si dhe njëkohësisht pa u paraqitur ndonjë dokumentacion nga shtetasja A.
Në datën 26.02.2016 shtetasja A. është takuar me të pandehurin Shukri Xhelili në zyrën e këtij të fundit dhe ka rregjistruar bisedën e kryer midis tyre. Në këtë takim i pandehuri Shukri Xhelili ka nënshkruar vendimin e emërimit në punë dhe njëkohësisht i ka kërkuar shtetases A. që të dilnin së bashku atë ditë, se ishte përgatitur për atë ditë pasi kështu e kishin lënë, se ishte mprehur, se kishte një farë padurimi, se akoma nuk e kishte futur në dorë, se akoma nuk kishte pasur marrëdhënie intime. Nga ana tjetër, shtetasja A. i ka thënë se do të takoheshin ditën e hënë dhe se nuk po e gënjente.
I pandehuri Shukri Xhelili ka vijuar kërkesën e tij ndaj A. për të kryer marrëdhënie intime, duke i premtuar se në vijim mund t’i gjënte një vend pune më të mirë por gjithnjë nëse ajo do kryente më parë marrëdhënie intime.
Pas një sërë takimesh i pandehuri Shukri Xhelili me cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Dibër, ka lënë takim me A. në Tiranë me qëllim kryerjen e marrëdhënieve intime, kundrejt vëndit të punës që i kishte ofruar më parë Anisës dhe mundësisë në rregullimin e një vëndi tjetër më të mirë pune.
Në këtë mënyrë, në datën 13.04.2016 i pandehuri Shukri Xhelili është takuar me A. në Tiranë dhe pasi e ka marrë në automjetin e tij kanë shkuar në një hotel me qëllim për të kryer marrëdhënie intime. Pasi kanë shkuar në një nga hotelet e qytetit të Tiranës, i pandehuri Shukri Xhelili ka kryer veprime të drejtëpërdrejta dhe ka tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me A. e cila duke gjetur justifikime, ka mundur të dalë nga dhoma dhe të largohet nga hoteli, pa kryer marrëdhënie seksuale, megjithë insistimin e të pandehurit Shukri Xhelili.
Shtetasja A. ka rregjistruar me një telefon celular dhe me një pajisje videorregjistruese bisedat dhe veprimet e kryera nga ana e të pandehurit Shukri Xhelili. Gjatë hetimeve paraprake janë bërë kërkimet e nevojshme për të gjetur telefonin konkret celular dhe pajisjen videorregjistruese me anë të të cilave shtetasja A. ka rregjistruar bisedat dhe veprimet e kryera nga i pandehuri Shukri Xhelili. Është kryer sekuestrimi i pajisjes video rregjistruese por nuk është është bërë e mundur sekuestrimi i telefonit celular pasi shtetasja A. nuk e ka më në përdorim aparatin celular me anë të të cilit ka kryer
Në rrethanat e mësipërme, i pandehuri Shukri Xhelili në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Dibër, ka kërkuar drejtëpërdrejtë nga shtetasja Anisa Alla përfitime të parregullta, konkretisht ka kërkuar përfitime dhe favore seksuale nga kjo shtetase, me qëllim për ta emëruar këtë të fundit si punonjëse në Bashkinë Dibër, si dhe me qëllim për ta sistemuar në një vënd më të mirë pune në të ardhmen.
Kërkesa për përfitime të karakterit seksual e të pandehurit Shukri Xhelili ka qënë si kusht që shtetasja Anisa Alla të punësohej në Bashkinë Dibër dhe të emërohej më pas në ndonjë pozicion tjetër më të mirë. Përfitimet e parregullta të karakterit seksual përfshihen tërësisht në anën objektive të nenit 260 të K.Penal, dispozitë e cila parashikon në përmbajtjen e saj “çdo lloj përfitimi të parregullt”, ku përfshihen si përfitimet materiale, përfitimet seksuale si dhe çdo lloj tjetër përfitim i parregullt.
Në rrethanat e mësipërme, i pandehuri Shukri Xhelili ka konsumuar të gjithë elementët e figurës së veprës penale “korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, të parashikuara nga neni 260 i Kodit Penal.
I pyetur në lidhje me akuzën në ngarkim të tij i pandehuri Shukri Xhelili nuk e ka pranuar atë duke pretenduar se nuk ka prova që vërtetojnë fajësinë e tij, pretendime këto që nuk qëndrojnë dhe vijnë në kundërshtim me burimet e provave të administruara gjatë hetimeve paraprake, nga te cilat provohet plotesisht fajesia e te pandehurit per vepren penale qe eshte akuzuar.

 

KODI PENAL

Neni 260
Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë

(Ndryshuar me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004, neni 23; pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, shfuqizohet me ligjin nr. 144, datë 02. 05. 2013, neni 48)

Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt apo i një premtimi të tillë, për vete ose për persona të tjerë, ose pranimi i një oferte a premtimi që vjen nga përfitimi i parregullt, nga funksionari i lartë shtetëror ose i zgjedhuri vendor, për të kryer ose mos kryer një veprim që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohet me burgim nga katër deri në dymbëdhjetë vjet.

Previous Post

FOTO LAJM/ Duke sfiduar përmbytjet…!

Next Post

FOTO/ Lugët e floririt dhe dhuratat për të ftuarit në dasmën mbretërore

admin

admin

Next Post
FOTO/ Lugët e floririt dhe dhuratat për të ftuarit në dasmën mbretërore

FOTO/ Lugët e floririt dhe dhuratat për të ftuarit në dasmën mbretërore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.