Rudina Hajdari është shkarkuar si kryetare e grupit parlamentar demokrat.
Në vendin e saj pritet të emërohet Myslim Murrizi.
Rudina Hajdari, është dhe bashkëkryetare me Damian Gjiknurin në Komisionin për reformën Zgjedhore si dhe pjesë e Këshillit Politik po për këtë reformë ku marrin pjesë dhe 2 përfaqësues të opozitës jashtëparlamentare.
Nuk dihen ende arsyet e këtij vendimi të grupit parlamentar demokrat i cili përbëhet nga 9 anëtarë, por prej ditësh deputetët e këtij grupi kanë denoncuar aferat mes 2 partive të mëdha të cilat sipas tyre po rezistojnë në dakordësi për të mos ndërhyrë në sistemin zgjedhor.
/DRONI.al/











