Zedhensja e PD, Ina Zhupa ka komentuar sot raportin e BERZH per Shqiperine. Ja si doli përsëri zbuluar kllouni në krye të qeverisë. Vendi do ketë krizën me të thellë ne rajon me -9% rënie, deklaron Zhupa.
Postimi i Zhupes:
Të fundit në rajon për paketën ekonomike, të fundit për mbështetjen ndaj qytetarëve dhe biznesit, por të parët për papunësinë dhe rënien ekonomike.
Për 7 vjet me radhë, RAMAVIRUSI e ka gërryer ekonominë dhe mirëqenien e shqiptarëve. Pandemia ekonomike ka nxjerrë lakuriq RAMAVIRUSIN dhe gjithë korrupsionin, mashtrimet dhe dështimet e tij në kurriz të shqiptarëve.












