Është shtyrë sërish seanca gjyqësorë për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtorin e Policisë Jaeld Çelën, dhe shkak është bërë pandemia e Covid-19.
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) referuar aktit normativ tha se kjo nuk konsiderohet një seancë e ngutshme dhe do të zhvillohen vetëm ato që janë të tilla.
Më herët, Gjykata e Krimeve të Rënda e shpalli fajtor ish-ministrin e Brendshëm, vetëm për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe u dënua me 3 vite shërbim prove por avokatët e Tahirit e apeluan dhe tashmë çështja i ka kaluar Gjykatës së Posaçme të Apelit.
/DRONI.al/












