“Qyteti i ri do të sigurojë më shumë vende për të jetuar, punuar dhe vizituar.”, thuhet në faqen zyrtare të projektit në internet.
Modeli i qytetit të ri është ekspozuar tashmë në Sharm El Sheikhdhe shfaq një arkitekturë shumë moderne, me një fushë të madhe lojërash sportive, ndërtesa tejet të larta të ndërthurura me ambjente plot gjelbërim.
Kryeqyteti do të zërë një hapësirë prej 700 kilometrash katrorë; po ndërtohet në shkretërirën që gjendej në lindje të Kairos. Është parashikuar të ketë vend për 5 milionë
banorë, mbi 1 milion xhami, fshatra me teknologji të lartë, zona industriale, si edhe një qendër konferencash me 5.000 vende.
Ndërtuesit duan të hyjnë në Guiness: Ky qytet do të ketë parkun më të madh në botë.













