Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pa sot nga afër situatën e krijuar nga përmbytjet në zonën e Laçit. Banorët shprehën shqetësimin për mungesën e vëmëndjes nga ana e qeverisë dhe pse brenda një viti janë përmbytur pesë herë.
“Edi Rama sa rri në televizor dhe flet për investime imagjinare të shkojë në Laç e të shikojë impaktin e “investimeve” të tij. Qindra familje janë në ujë e qindra të tjera në rrezik permbytje. Asnjë ndihmë nga qeveria, asnjë mbështetje financiare dhe pse brenda një viti janë përmbytur pesë herë. Përballu me qytetarët që i ke lënë në mëshirë të fatit, mos u fshih pas regjisë qendrore me pseudo takime ku atyre që të thonë të vërtetën u mohon të drejtën e fjalës”, ka thënë Basha.
















