Një person ka mbetur i plagosur pasi u qëllua me thikë nga një i sëmur mendor.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Korçës, ndërkohë që autori është mbyllur në banesë në katin e pestë të pallatit.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po negocion për dorëzimin e tij. I plagosuri është dërguar në spital në gjendje të rëndë.












