Një 32 vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane duke i kapur 30 kilogram kokainë raporton “NotiziediPrato”.
Operacioni u krye në Prato, ndërsa shqiptari refuzoi t’i ndalonte Karabinierëve duke bërë që ata t’i qëllonin me armë në gomat e makinës pas nje ndjekjeje te gjate si neper filma. Policia e kapi dhe ai do të akuzohet për trafik të lëndëve narkotike dhe rezistencë ndaj policisë.
“I riu, me kombësi shqiptare, po udhëtonte me një Passat. Pasi u ndalua, kur i kërkuan të hapte bagazhin, aktivizoi kontrollin automatik të rindezjes së makinës dhe u nis me shpejtësi të madhe. Kështu filloi ndjekja gjatë së cilës i arratisuri tentoi disa herë të hidhej nga makina, por pa fat, pasi një polic qëlloi një gomë të makines dhe e bllokoi atë. Ai gjithashtu u përpoq të shpëtonte duke vrapuar në parkingun nëntokësor të një supermarketi, ku aty u arrestua përfundimisht”, shkruan media italiane.











