• Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
Droni.al
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Nga Puka shpallet Kryeministri i LSI

admin by admin
11/10/2016
in Tetor_Dhjetor_2015
0
Nga Puka shpallet Kryeministri i LSI

Deputeti Përparim Spahiu i përfshirë në garën për kryetar të LSI-së ka nisur sot lobimin për një garë tjetër, atë për kryeministrin e vendit pas zgjedhjeve të vitit 2017.

Në një takim me anëtarësinë e LSI në Pukë ka deklaruar se pas zgjedhjeve të ardhshme duhet që Kryeministri të jetë i LSI-së, pasi sipas tij mjaft ka krijuar deri tani kryeministra që nuk i përkasin kësja partie.

Kondicionimi me postin e Kryeministrit për kolaicionin e ardhshëm të LSI me një nga partitë e medha pas zgjedhjev është një skenar që po gatuhet prej disa kohësh në këtë parti.

Meta deshi ta aplikonte në shtator por në castin e fundit Edi Rama arriti të siguronte votat për të mbajtur në këmbë qeverinë i ndihmuar edhe nga një votë e opozitës.

“Do marrim përgjegjësi më të mëdha vetë ne si LSI, apo do të vazhdojmë të prodhojmë kryeministra që s’e kanë teserën tonë, nuk janë të LSI-së dhe, jo vetëm nuk janë mirënjohës, por dhe na faturojnë dështimet e tyre, sikur janë dështimi ynë. Unë mendoj që kjo është një çështje që ia vlen të ngrej zërin dhe, për një çështje si kjo, ia vlen të kandidosh kundër linjës kaq të butë e kaq besnike të Ilir Metës”, është shprehur Përparim Spahiu, deputet i LSI-së.

Pika e dytë e platformës së Përparim Spahiut prek drejtpërdrejt vendimmarrjen e LSI-së, nëse do t’i bashkohet apo jo ndonjë koalicioni në zgjedhjet e ardhshme.

“Unë mendoj se, edhe për vendimin e madh sesi do të garojmë për zgjedhjet e vitit 2017, duhet të mbahet një referendum apo pyetësor, ku e gjithë anëtarësia e saj të shprehet për vendimmarrjen. Nëse do të vendoset kjo, propozimi im do të jetë që në çdo koalicion të ardhshëm nga viti 2017, LSI të ketë kandidatin e saj për kryeministër dhe këtë ta vendos si kusht të koalicionit të saj. LSI-ja e para!”, ka deklaruar rivali i Metës për kreun e LSI-së.

Previous Post

VIDEO&”STOP”/ Kokainë, heroinë,…ndonjë krokodil ne pub-et e Tiranës

Next Post

Reforma zgjedhore, PS-ja rrëzon propozimet e PD-së për financimet dhe votën elektronike

Next Post
Reforma zgjedhore, PS-ja rrëzon propozimet e PD-së për financimet dhe votën elektronike

Reforma zgjedhore, PS-ja rrëzon propozimet e PD-së për financimet dhe votën elektronike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politika e privatësisë | Kodi i Etikës | Procedura e ankesës
  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.