Një foshnje e braktisur është gjetur mëngjesin e sotëm në Tiranë.
Foshnja, mësohet se është gjetur pranë një pallati në rrugën “Arkitekt Sinani”.
Menjëherë foshnja u dërgua në maternitetin “Koço Gliozheni”.
Pas njoftimit të organeve ligj-zbatuese, mësohet se ka filluar puna për identifikimin dhe gjetjen e nënës së foshnjës.











