Italia ka shenuar 195 viktima te reja nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit. Krahasuar me një ditë më parë numri i viktimave është rritur lehtë, pasi janë regjistruar 21 viktima më shumë.
Ndërsa, ka shkuar në 29079 numri total i viktimave.
Nderkohe është ulur numri i rasteve të reja me COVID-19, 107 raste më pak krahasuar me një ditë më parë.
Janë konfirmuar 1221 raste të reja me COVID-19 në Itali brenda 24 orëve, në total janë 211.938 persona të prekur.











