• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO-DOKUMENTET/ Zbulohet kontrata abuzive e Erion Veliajt për landfillin e Sharrës

admin by admin
12 October, 2016
in Global Image
0
VIDEO-DOKUMENTET/ Zbulohet kontrata abuzive e Erion Veliajt për landfillin e Sharrës
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Të gjitha pikat e dyshimta të akt-marrëveshjes së firmosur nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës me kompaninë 3R”.

“Publicus-i” që nuk u lejua të transmetohej në Vizion +, për arsye se kishte investiguar mbi landfillin e Sharrës, për shkaqet e vdekjes së 17 –vjeçarit Ardit Gjoklaj, mbi shfrytëzimin e minorenëve, publikoi kontratën e firmosur mes kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kompanisë 3R për diferencimin e mbetjeve në landfillin famëkeq.

Emisioni që u shpërnda në Youtube dhe më pas me shpejtësi në portale e rrjete sociale, zbërtheu me anë të një juristi, pikat e errëta të kësaj kontrate (min 31:30 në videon më poshtë).

Erion Veliaj e ka fshehur kontratën dhe ka refuzuar t’ua japë mediave dhe po ashtu edhe prokurorisë që ka nisur një hetim penal. “Publicus” e ka siguruar atë nëpërmjet disa kontakteve në Drejtorinë numër 1 të Bashkisë së Tiranës.

Një nga pikat e dyshimta, të cilat duket se janë edhe arsyet e fshehjes së saj nga kryebashkiaku i Tiranës. Akt-marrëveshja bën fjalë për punësimin e individëve që mbledhin materiale të ricikueshme nëpër qytet dhe seleksionimin e këtyre materialeve para se të futën në zonën e asgjësimit të tyre.

Image

E para:Ajo nuk ka ardhur si pasojë e një procedure konkurrimi. “Në këtë rast nuk ka pasur procedurë konkurrimi, por është bërë zgjedhje e drejpërdrejtë e dy subjekteve që janë “I.B Recycling” dhe “3R”, shpjegon juristi Ledio Braho për “Publicus”.

Thënë më qartë, marrëveshja duket të ishte lidhur pasi të ishte zhvilluar një garë mes kompanive të ndryshme. Gara në këtë rast ka munguar dhe dy kompanitë janë përzgjedhur nuk dihet se mbi çfarë kriteresh.

E dyta:Në kontratë duhet të ishte përcaktuar çmimi që i detyrohet kompania “3R” Bashkisë së Tiranës për çdo kilogram apo ton mbetje të marra nga Sharra dhe që u shet kompanive të riciklimit.

“Ka një problem të madh, sepse i mungon çmimi… Duhet të kishte një aneks bashkëlidhur kontratës, ku do ishin çmimet për secilin zë, në raport edhe me sasinë përkatëse. Këtu mungon diçka e tillë dhe normalisht, një kontratë e tillë pa çmim, duket që ka diçka që nuk shkon”, thotë juristi Braho.

Mungesa e çmimit do të thotë se nuk është e qartë se ç’vlerë duhet t’i paguajë kompania “3R” bashkisë së Tiranës. Landfilli i Sharrës mbledh mbi 300 mijë ton mbetje në vit. 22 deri në 22 mijë ton janë mbetje të riciklueshme. Vetëm nga riciklimi i këtyre 20-22 tonëve sigurohen deri në 8 milionë euro të ardhura në vit.

Mbetjet që merr kompania “3R” nga landfilli i Sharrës i shet në kompanitë e riciklimit me çmime të ndryshme dhe nuk dihet sa para’ i detyrohet Bashkisë së Tiranës, pasi s’ka asnjë detyrim të përcaktuar në kontratë.

E treta:Kontrata nuk ka afat. “Kjo akt-marrëveshje bëhet me pëlqimin e palëve dhe është e vlefshme deri në dhënien me koncesion apo mbylljen e këtij landfilli”, thuhet në kontratë. Juristi Braho shpjegon se vendosja e një afati të tillë, konsiderohet pa afat, sepse si dhënia e koncesionit po ashtu edhe mbyllja e landfillit nuk është se kanë një afat të përcaktuar diku tjetër”.

Kjo do të thotë se kompania “3R” mund t’i shfrytëzojë mbetjet e riciklueshme të landfillit të Sharrës pambarimisht. Nëse Bashkia e Tiranës e prish këtë marrëveshje për shkaqe të tjera, përveç dhënies me koncesion apo landfillit, kompania “3R” mund të fitojë miliona nga dërgimi i çështjes në gjykatë.

“Çmim nuk ka, afat nuk ka, formë në të cilën duhet të bëhet largimi i personave që mbledhin mbetjet nëpër kazanët e plehrave nuk ka, kështu që e gjithë kontrata është abuzive. Fakti që nuk ka pasur një procedurë konkurrimi për zgjedhjen e këtyre dy operatorëve e bën akoma edhe më të komplikuar”, thotë juristi Braho

Bashkia nuk ka dhënë asnjë sqarim mbi këto dyshime pas publikimit të emisionit “Publicus” në internet. Këto pika të diskutueshme dhe të tjera që janë në kontratë, i shtojnë edhe me tepër dyshimet për lëvizje të shumave të mëdha të parave.

Një prej tyre është një paragraf që flet për donacione të kompanisë “3R” ndaj Bashkisë së Tiranës.

“Operatori “3R shpk” merr përsipër të bëjë donacione për llogari të Drejtorisë së Përgjithshme nr. 1 për nevoja të kësaj të fundit për mirëmbajtjen e landfillit, që të dalin prej buxhetit të saj deri në shumën 2 milionë lekë në vit”, thuhet në kontratë. Por ky donacion është i paqartë. “Sepse të thuash 2 milionë lekë, është nga 1 lek deri në 2 milionë. Është një interval i gjerë, i cili lë vend për abuzime dhe nuk kuptohet arsyeja”, thotë juristi për “Publicus”.

Akt –marrëveshja, që mban firmën e Erion Veliajt dhe administratorit të kompanisë 3R, Edurim Teqja, poi fshihet edhe prokurorisë, ndonëse ligji parashikon edhe arrestimin e atyre personave që nuk e dorëzojnë atë, pasi konsiderohen se pengojnë zbardhjen e të vërtetës në një hetim penal.

Kjo ishte edhe një ndër akuzat mbi të cilat u arrestua Shpëtim Gjika kur drejtonte Bashkinë e Vlorës.

Prokurorët po i kërkojnë Bashkisë së drejtuar nga Erion Veliaj edhe manualin e sigurisë së punonjësve. Duke parë pikat në të cilat kontrata duket se çalon, është e kuptueshme përse Erion Veliaj e mban atë të fshehtë. Mbi të ai ka hedhur firmën e tij. Ajo e bën atë drejtpërdrejtë përgjegjës! /Lapsi.al

Previous Post

Tragjike, 22-vjeçari shqiptar vret veten në banesë, gjendet nga nëna

Next Post

FOTO +18/ Femra të zhveshura, pasuri dhe festa të çmendura

admin

admin

Next Post
FOTO +18/ Femra të zhveshura, pasuri dhe festa të çmendura

FOTO +18/ Femra të zhveshura, pasuri dhe festa të çmendura

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.