Safije Cani është 80 vjeç, një jetë e kaluar mes mbeturinash për të mbledhur kanaçe. E moshuara jeton në Kodër Kamëz prej 20 vjetësh, ndërsa prej 2 vitesh “shoqëruesja” e saj besnike është vetëm errësira. Ishte po ashtu Sekretari për Aksionin Qytetar në PD, Ervin Salianji, i cili dy ditë më parë e ka bërë publike jetën e dhimbshme të kësaj të moshuar.
Në shtëpinë e saj, nuk ka drita, pasi nuk ka paguar detyrimet që prej 2007-s. Mbi 5 milionë lekë është borxhi që ajo i ka shtetit, por ajo thotë se nuk ka dijeni.
TCH: Sa lekë i detyroheni shtetit?
Safije Cani: Nuk di gjë.
TCH: Në vitet e kaluara, ju keni paguar?
Safije Cani: Nuk di gjë. As faturë nuk më ka ardhur.
Vitet e rinisë i kaloi në kooperativë, punë prej të cilës përfiton një pension prej 30 mijë lekësh në muaj. Para që nuk i mjaftojnë për të jetuar.
TCH: Po pension merrni?
Safije Cani: 30 mijë marr, çfarë të bëjë me to?
TCH: Po me kanaçe sa fiton në ditë?
Safije Cani: 50 lekë është kanaçja.
Jeta e saj ka qenë e vështirë, e tillë është edhe sot në moshën e pleqërisë. Safija ka 4 fëmijë, 2 djem dhe 2 vajza, por as ata nuk janë shpëtim për të shkretën gjyshe.
TCH: Sa fëmijë keni?
Safije Cani: 4 fëmijë, dy vajza dhe dy djem. Të gjithë kanë hallet e tyre dhe nënën e kanë lënë në këtë gjendje. Prej dy vjetësh nuk kam fol me ta.
Safija u bë personazh, kur një eksponent i opozitës në kulm të debatit për mbetjet, e përmendi atë si shembullin e jetës mes plehrave. Por jeta e saj paradoksalisht vazhdon vetëm falë tyre.
As në kuptimin që e përmendi opozita dhe sigurisht shumë larg parajsës që premton qeveria me ligjin e mbetjeve.
Për më shumë lexoni edhe:
FOTO/ Jeta e një të moshuare që jeton me kazanat e mbetjeve
/web/FOTO_Jeta_e_nje_te_moshuare_qe_jeton_me_kazanat_e_mbetjeve_27109_1.php











