Një pikë karburanti në zonën e Selitës është grabitur nga persona të paidentifikuar të cilët kanë marrë xhiron ditore nën kërcënimin e armës. Ngjarja ka ndodhur pak para mesnate. Pasi kanë mundur të marrin paratë, grabitësit e maskuar kanë mundur të largohen me shpejtësi, ku deri më tani nuk është rënë në gjurmët e tyre. Policia e Tiranësështë njoftuar për ngjarjen dhe ka nisur hetimet për të identifikuar dhe kapur autorët.











