Vajzat, nga postimet e tyre në Facebook, kalonin një kohë të mirë bashkë, ku bie në sy foto të shumta nga udhëtimet e tyre.
Elona, ka qenë vajza e fundit që ka lënë një shënimin e fundit, vetëm pak ora para aksidentit.
Në orën 11:00 të natës së mbrëmshme, Elona ke hedhur në Facebook një foto ironizuese duke shkruar: “kush ka humbur 5 kg të vijë se i kam unë”. Kurse më parë kishte publikuar një poezi të Teodor Kekos.
Ndwrsa, më 8 tetor, Izaleba ka ndarë nga profili i saj fotot me dy shoqet, komentuar “Duke shijuar ditën me Greten dhe Elonen”.
Postimi i fundit i Gretës, është tatuazhi që babi i saj ka bërë, me emrin e së bijës.
Po në tetor, Greta ka postuar në faqen e saj në FB, një video, xhiruar nga brenda makinës në lëvizje, ku dëgjohet muzikë greke.











