Rasti i vetëm pozitiv që është shënuar sot në Shkodër lidhet me një grua, banuese në lagjen ‘Kiras’. Dyshohet se mund të jetë infektuar nga rastet e mëparshme, megjithatë vijon hetimi epidemiologjik.
Deri sot, 28 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje megjithë përpjekjet e stafit mjekësor. Në shërbimin Infektiv aktualisht janë 29 të shtruar, 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa një pacient është i intubuar.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 5 pacientë të shtruar, 2 janë në terapi intensive dhe një është i intubuar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 34 pacientë.
/DRONI.al/











