• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SHËNIM/ Rreth nevojës për ‘rrezikun e ndikimit të Orban’ në Shqipëri

droni by droni
26 April, 2020
in Kryesore, Opinion, Politika
0
Viktor Orban poker fitoresh, këtë herë me 2/3 për të qeverisur Hungarinë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Sami Neza

Radio Dojce Welle ka publikuar sot një shkrim të reporterit të saj, me sa duket, ne Hungari,  përmes të cilit paralajmërohet për rrezikun e ndikimit të Hungarisë dhe modelit të qeverisjes së Orban në vendet e Ballkanit Perëndimor, ku përmendet edhe Shqipëria. Shkrimi është kritik për qeverisjen e Orban por mjetet e zgjedhura për të kritikuar Orban janë të tjera nga ato që zakonisht përdoren për të sulmuar Orban si autokracia, rrezik për të drejtat e njeriut në Hungari, ka politika kundër emigratëve, përpiqet të ndikojë drejtësinë e të tjera si këto.

Kritikat në shkrimin e mëposhtëm që po e publikojmë të plotë me poshte, lidhen me ‘rrezikun’ sipas autorit të ndikimit të Orban në Ballkanin Perëndimor, rrezik që mund të forcojë një ‘rrjet të ri të djathtë’. Është ndër të paktat raste që radio e madhe gjermane dhe publike të afishohet kaq lehtë me një spektër politik apo ideologjik të caktuar. Autori nuk pyet askënd në lidhje me mendimin e tij dhe nuk citon askënd përvec rendit fakte. Por renditja e fakteve dihet se nuk siguron neutralitet dhe objektivitet në një shkrim, pasi mund të renditësh njëqind fakte që mbështesin vetëm njërën anë të cështjes.

Për sa i përket Shqipërisë mund të thuhet se ndikimi hungarez është shumë larg dhe, edhe nëse ndihet nuk ndihet si hungarez por si një ripërtëritje e së djathtës. Por edhe ndikimi nga Hungaria e Orban nuk i bën keq Shqipërisë, përkundrazi i bën mirë. Shqipëria është e uzurpuar nga një grup politikanësh dhe administratorësh të ashtuquajtur të majtë në qeveri që vijnë si rezultat i sponsorizimit të linjave të majta jo thjesht të Evropës Lindore por më të gjera sic është linja e Sorosit. Nëse do të sugjeronim ndonjë model ideologjik për Shqipërinë këto ditë, ai që vjen nga Orban mund të mos jetë me i miri, por është njëmijë herë më i mirë se ai që ka tani vendi ynë. Struktura e projektuar nga Soros ka ndërtuar një grup që është paketuar me financime që shkojnë në 140 milionë dollarë, nisur që nga viti 1993 në Tiranë dhe në vijim. Nuk janë fryt i konkurencës, fryt i ideve më të mira por fryt i vdekjes së konkurentëve përmes financimeve të gatshme, i blerjes së hapësirave publike dhe më pas zotërimit të saj duke mbyllur shanset për të tjerët, ose edhe duke i shtyrë nga rruga për shkak të pafuqisë financiare.

Aq shume eshte lidhur per gryke ideja tjeter ne kete vend, sa nese ndonje ‘ndikimi i Orban’ do te ndodhe, nuk do te kete njeri qe te mbroje as bijte e Sorosit, te cilet Orban nuk i sheh dot me sy.

Ky mekanizëm edhe sot funksionon shumë mirë në Tiranë, nuk është dobësuar por është shumëfishuar me fondet e qeverisë që heqin oksigjenin për cdo variant tjetër lirie, përvec asaj që prodhohet nga qeveria. Orbani i Hungarisë krahasuar me Ramën e Tiranës është një yll i demokracisë, edhe kur është një autokrat sipas standarteve të Berlinit. Nëse përvoja e tij ndihmon në rrëzimin e Ramës, përmbysjen e Ramës dhe ndarjen nga autokracia e komunikimit, pra ku komunikimi krijon pushtet dhe shpëlan mendjet, ai komunikimi i sponsorizuar dhe i dominuar, le të vijë në Tiranë, 24 orë në 24 orë. Se në Tiranë nuk ka problem vetëm demokracia, bile kjo përformon më shumë se cdo gjë tjetër, edhe pse eshte ne nivelet me te uleta. Këtu problemi i fundit mbyt atë që ka dalë më herët në pah. Prandaj projeksioni i rrezikut për një linjë të djathtë që po krijohet, dhe në fakt në Shqipëri nuk po krijohet gjë, nuk ngjan fare si rrezik por si një dritë shprese, pas së cilës mund të kapemi ende pa mbetur pa kurrfarë shtegu.

DOJCE WELLE/ Hungaria po përdor pandeminë e koronës për të zgjeruar ndikimin e saj

Nga Stephan Ozsváth

“Përpara Hungari” shkruhet krahas shenjave kineze në etiketat  e paketave të mëdha mbushur me maska mbrojtëse dhe dezinfektues. Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Péter Szíjártó, pozon përpara tyre për publikun vendas. Kinezët na sollën “më shumë se 80 milionë maska mbrojtëse”, thotë Péter Szíjártó këtë javë. Një pjesë të ndihmave mjekësore nga Lindja e Largët Hungaria po i shpërndan në rajon: në Shqipëri, Serbi dhe Bosnjë, por edhe tek pakicat hungareze në vendet fqinje.

“Çdo hungarez është përgjegjës për çdo hungarez,” thotë politikani në kanalin e tij në Facebook. Prandaj Hungaria do të ndihmojë afërsisht dy milionë hungarezët jashtë vendit, “që sikurse na kanë thënë për fat të keq shërbimi shëndetësor në vendet ku jetojnë është shumë i dobët”, shton Péter Szíjártó .

Përpjekje për ndikim në Ballkanin Perëndimor

Në faqen e tij në FB shihet se si ministri i Jashtëm i Hungarisë, Péter Szíjártó, po i shpërndan vetë ndihmat në vendet e Ballkanit Perëndimor. Sipas politologut Zoltán Kisszelly këto gjeste janë investime afatgjata, sepse Hungaria do të profilizohet si fuqi rajonale.

Po ashtu hungarezët e shesin si fitore “të tyren” edhe faktin që bisedimet e pranimit në BE me Shqipërinë më në fund nisën të ecin përpara. Ministri i Jashtëm Szíjártó thotë se është i kënaqur që “një komisioner hungarez arriti brenda disa muajsh atë që Këshilli i Evropës nuk e arriti në njëmbëdhjetë vjet”. Ish-diplomati hungarez Oliver Várhelyi, një i besuar i Orbánit, është përgjegjës për zgjerimin e BE-së.

“Fidesz-i dëshiron të rrisë numrin e aleatëve brenda BE-së”, thotë Tamás Bodoky, themeluesi i portalit investigativ hungarez Átlátszó.hu. Me Slloveninë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, që priten të anëtarësohen, mund të krijohet një grup i zgjeruar i Vishegradit.

Eksport ideologjie përmes blerjes së mediave

Media e afërt me qeverinë në Hungari janë “të ideologjizuara, të njëanshme dhe antidemokratike”, thotë gazetari Tamás Bodoky për DË. Këtë model poltikanët në pushtet duan ta eksportojnë dhe “në të njëjtën kohë duan të mbështesin partitë mike me partinë Fidesz dhe të përhapin ideologjinë e Fideszit”, thotë Bodoky, “modeli joliberal”. Kjo është arsyeja pse menaxherët e mediave hungareze investuan kryesisht në media që mbështesin miqtë e Orbánit – siç është kryeministri slloven Janez Jansa dhe ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski.

Të dy kanë janë dënuar për korrupsion në vendet e tyre. Gruevski i shpëtoi burgimit falë një operacioni sekret për të cilin ndihmuan edhe diplomatë hungarezë. Sot Gruevski jeton në Budapest nën mbrojtjen e qeverisë hungareze.

Gruevski në Budapest

“Politika jonë e Ballkanit Perëndimor u shërben kryesisht interesave ekonomike,” beson Dániel Bartha, ekspert në Qendrën për Integrime Euro-Atlantike dhe Demokraci në Budapest (CEID). Në plan afatgjatë bëhet fjalë për energji, mundësi investimi për firmat hungareze, rrugë tregtare dhe projekte transporti siç është linja hekurudhore midis Beogradit dhe Budapestit – një projekt i kinezëve. Por Hungaria po vepron në favor të evropianëve: “Gjëja kryesore është që këto vende të bëhen anëtare të BE-së dhe të mos bien nën ndikimin e vendeve të tjera”, d.m.th Rusia, Kina, Turqia apo vendet arabe.

Rrjet i ri i djathtë?

Kush investon në median ballkanike? Sipas një hulumtimi ndërkombëtar të gazetarëve investigativë në sy bien veçanërisht tre emra: Dy ish-menaxherë të televizionit shtetëror hungarez – Péter Schatz dhe Ágnes Adamik. Ata kanë blerë aksione në më shumë se një duzinë gazetash, portalesh online dhe kanalesh televizive në Maqedoninë e Veriut dhe Slloveni.

Gjithashtu blerje kanë bërë dhe mjaft firma të lidhura me Arpád Habony, i cili tani drejton agjencinë e mediave H4NA në Londër, e cila sipas informacioneve të veta dëshiron të ofrojë një “perspektivë konservatore, të djathtë për çështje kryesore”. Por sipas britanikes Guardian ekipi prej 50 gazetarësh tregon mbi të gjitha histori për “rreziqet e migrimit”.

Edhe ish-këshilltari i Trumpit, Steve Bannon ka qenë disa herë në Budapest dhe njoftoi në vitin 2018 krijimin e “Dhomave të Luftës” në Evropë. Bannon themeloi platformën Alt-Right Breitbart. Dhe sipas kulturologes Magdalena Marsovszky në media po krijohet një rrjet i ri i djathtë.

Tags: oRBAN DOJCE WELLEsami neza
Previous Post

Çekia fiton ‘lirinë’, gjykata rrëzon vendimet e qeverisë për kufizimet

Next Post

Si shpertheu koronavirusi te 313, italianit Cosimo i jepej vetem paracetamol kunder temperatures

droni

droni

Next Post
FOTO/ “Blindohen” burgjet në Shqipëri, qindra kamera sigurie

Si shpertheu koronavirusi te 313, italianit Cosimo i jepej vetem paracetamol kunder temperatures

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.