Presidenti I Kosoves Hashim Thaci kreu sot nje operacion ne veshka pas disa ditesh shqetesime dhe dhimbje, njoftoi Presidenca e Kosoves.
Njoftimi zyrtar:
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot pasdite i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik endourologjik në Klinikën e Urologjisë në Shërbimin Spitalor Kliniko-Universitar të Kosovës.
Sipas personelit mjekësor, operacioni ka qenë i suksesshëm dhe presidenti është nën kujdesin e vazhdueshëm të personelit mjekësor profesional”, shkruhet në njoftim.
“Pas përfundimit të këtij intervenimi, presidenti Thaçi është shprehur mirënjohës për profesionalizmin dhe kujdesin e stafit profesional në Klinikën e Urologjisë dhe në tërë SHSKUK-në”, shkruhet në komunikatë.
Mesohet se Thaci ka qene ne nje takim me ambasadore kur i jane shfaqur problemet.












