Një ditë pasi Gjykata e Lartë i ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje”, kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Rroshi ka postuar në faqen e tij në Facebook disa foto gjatë inspektimit të punimeve për kanalet vaditës.
“Restart, Do fitojmë kohën e humbur duke punuar personalisht ditë-natë në shërbim të qytetit që s’më la kurrë në baltë”, shkruan Roshi.
Kryebashkiaku i Kavajës akuzohet nga prokuroria për deklarim të rremë dhe falsifikim të dokumenteve në formularin e vetëdeklarimit për ligjin e dekriminalizimit. Sipas organit të akuzës Roshi ka përdorur pesë emra të ndryshëm në disa vende të BE-së.












