Është ndarë nga jeta në moshën 52 vjeçare ish-handbollisti kampion dhe biznesmeni Nikolin Karroca!
Shkodra, dhe komuniteti i sportit është befasuar nga lajmi tronditës i ndarjes përpara kohe nga jeta të njërit prej figurave më të spikatura të sportit të hendbollit, Nikolin Karroca.
Sipas Tch, ish hendbollisti kampion me Vllazninë e viteve 90-te ka pësuar një atak kardiak mesditën e djeshme. Nikolin Karroca i përket brezit të ekipit Vllaznia duke luajtur me shumë sukses ne vitet 1987-1993 ku edhe u shpall kampione e Shqipërisë.

/DRONI.al/












