Për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë, Hungaria do të dhurojë 100.000 maska dhe 5000 kostume mbrojtëse mjekësore, me qëllim forcimin e kapaciteteve të sistemit shëndetësor në vend dhe përballimin e situatës së krijuar nga COVID-19.
Pas ketij gjesti, kreu i opozites, Lulzim Basha ka zhvilluar nje takim me ministrin e jashtem te Hungarise, duke e falenderuar personalisht per kete ndihme ndaj Shqiperise.
“Mirënjohje për Hungarinë, kryeministrin Orban dhe ministrin e jashtëm Péter Szijjártó për ndihmën e çmuar për pajisje mbrojtëse në këto ditë të vështira për vendin tonë, ku po rritet çdo ditë numri i të infektuarve në rradhët e stafeve mjekësore.
E falenderova personalisht ministrin Szijjártó dhe i kërkova të shohë mundësinë për të ndihmuar edhe më tej Shqipërinë e cila sot po përballet edhe me një krizë të madhe ekonomike, ku papunësia dhe pamundësia e qytetarëve për të siguruar ushqimin e përditshëm rritet cdo ditë.Nuk jemi vetëm”,-shkruan Basha.

/DRONI.al/











