Njeriu që fitoi lotarinë prej 168 milionë euroshe në Bruksel të martën është një shtetas me origjinë shqiptare që jeton në Belgjikë.
45-vjeçari punonjës i një kompanie pastrimi në Bruksel kishte blerë një biletë për 15 euro.
“Ishte e pabesueshme. Kuptova që isha fitues pasi kontrollova numrin e biletës në faqen online” i ka thënë ai.
I martuar dhe me 4 fëmijë, shqiptari jeton në Bruksel prej 15 vitesh.












