Ndërron jetë një tjetër pacient te Infektivi, shkon 26 numri i viktimave.
“Mëngjësin e sotëm ka ndërruar jetë një paciente 64-vjeçare nga Tirana e intubuar prej më shumë se 2 javësh. E shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” gjendja shëndetësore e pacientes është përkeqësuar mëngjesin e sotëm dhe ka bërë arrest kardiorespirator. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor të reanimacionit nuk ka mundur të mbijetojë. 64-vjeçarja kishte disa sëmundje bashkëshoqëruese”.
Lajmin e ka dhënë sot Ministria e Shëndetësisë, teksa ka njoftuar të dhënat më të fundit lidhur me rastet e reja, të konfirmuara pas testeve të bëra në personat e dyshuar në 24 orët e fundit.
/DRONI.al/











