Në Fier ka shkuar në 35 numri i personave të infektuar me COVID-19.
Mësohet se në 24 orët e fundit në këtë qytet janë regjistruar edhe 3 raste të reja, të cilat pritet të konfirmohen zyrtarisht nga ministria e Shëndetësisë.
Burimet bëjnë të ditur se 3 rastet e reja janë vatër e re infeksionit. Mostrat për këta persona janë marrë në datën 14 prill.
Ndërkohë tashmë rastet në total në Fier shkojnë në 35 nga të cilët 14 të shëruar.
vijon..
/DRONI.al/











