Mjeku Shoip Shoipi, një lidhje skype për Fax News nga Kroacia ku edhe punon, foli per efektin e vaksines se tuberkulozit ne luftimin e Covid 19.
Ndër të tjera mjeku u pyet nëse beson në imunitetin e vaksinës së turbekulozit ndaj COVID-19, ku tha se vaksina përdoret për shumë sëmundje të tjera.
“Vaksina e tubekulozit të cilët foshnjet e marrin që fëmijë, në këtë situatë ka një kahje tjetër. Vaksina përdoret dhe për sëmundje te tjëra.
Qëllimi është të rrisi imunitetin në qelizat e njeriut dhe virusi kur depërton në organizmin e njeriut për qëllim ka që të dobësojë imunitetin e organizmit të qelizës, dhe vaksina qendron këtu që ajo të rrisë imunitetin.
Mirpo në masa të mëdha është fija shumë e hollë që të teprohet me të nëse aplikohet për tu mbrojtur nga virusi COVID-19. Kjo nuk mendoj se mund të merret si masë për preventimin e COVID-19.”- tha Shoipi. /DRONI.al












