Një person vrau veten sot në Durrës, sipas njoftimit të policisë së këtij qyteti.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.7, Durrës ku Y.Sh. 56 vjeç, ka qëlluar veten në banesë.
Në momentin e kryerjes së aktit të vetëvrasjes kanë qenë bashkëshortja dhe vajza e viktimës, raportin policia.
Në vendngjarje ndodhen Efektivat e Policisë, të cilët po punojnë për shkaqet dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.












