Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Spartak Braho është shtruar në spital ditën e djeshme për shkak të problemeve shëndetësore.
Ky lajm bëhet i ditur nga gazetarja Emanuela Sako, e cila në një postim në Facebook shkruan se Braho është vizituar në urgjencën e QSUT edhe nga ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.
Gazetarja ka denoncuar edhe kushtet e këqija në spital, të cilat ditën e djeshme për çudi ishin në nivele të kënaqshme, pasi në spital kishte shkuar vet ministri i Shëndetësisë.
Kujtojmë se deputeti Braho, që njëkohësisht është edhe kreu i Komisionit të Sigurisë, para disa muajsh u trajtua jashtë shtetit për shkak të problemeve shëndetësore.syri.net












