Kryeministri britanik, Boris Johnson ka nisur trajtimin intensiv, pas infektimit disa ditë më parë me koronavirus, njoftoi BBC.
Kreu i qeverisë britanike, i cili u prek nga koronavirusi, i ka kërkuar ministrit të Jashtëm, Dominic Raab, që ta zëvendësojë momentalisht.
Kryeministri britanik, 55-vjeçar, është shtruar të dielën në Spitalin Shën Tomasi në Londër, pasi ka thënë se ka pasur “simptome të vazhdueshme”.
Ministri i jashtem britanik deklaroi se kryeministrit po i sherben nje grup i shkelqyer mjekesh. Ai levizi pwr te qene me afer ventilatorit, tha ministri.
Deri më tani në Britani të Madhe është raportuar për 52,274 persona të infektuar dhe 5,383 të vdekur, si pasojë e sëmundjes Covid-19, që shkakton koronavirusi.











