Drama e Coronavirus godet edhe Pep Guardiolën, trajnerin e Manchester City. E prekur nga Covid-19, mamaja e drejtuesit të klubit të njohur, ka ndërruar jetë në një nga spitalet e Barcelonës.
Dolors Sala ishte 82-vjeç, ndërsa lajmi është konfirmuar nga klubi anglez ku punon Pep Guardiola.













