Gjatë një vizite në Tropojë, Saimir Tahiri ka rrezikuar seriozisht të goditej nga një prej banorëve të zonës. Video e publikuar në rrjetet sociale tregon një person të irrituar që i afrohet Saimir Tahirit me britmat “Kriminela!”, pak muaj pasi Tahiri ishte emeruar si minister I Brendshem. Në fillim, ministri i rrethuar nga policë dhe badigardë tenton ta qetësojë, por situata acarohet. Disa herë i njëjti person sulet duke bërtitur dhe sharë drejt ministrit. Nëse nuk do të kishte truprojat e tij, për Saimir Tahirin do të kishte qenë e vështirë ta ndalte vrullin e këtij banori të zonës që thotë se kishte tre muaj pa punë dhe nuk kishte ushqim për fëmijët e tij. Video më posht/lapsi.












