Një 58 vjeçare ka humbur jetën mbrëmjen e sotme (15 tetor) pasi u përplas nga një automjet. Ngjarja ndodhi në zonën e Laprakës në Tiranë. Gruaja me iniciale A. B, po tentonte të kalonte semaforin kur u godit nga një automjet i drejtuar nga shtetasi me iniciale A.C. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Drejtuesi i mjetit është ndaluar në flagrancë dhe është shoqëruar nga shërbimet e Qarkullimit Rrugorë Tiranë











