Një tërmet është ndjerë fort mbrëmjen e sotme në jug të vendit ndërsa lëkundjet e tij kanë frikësuar edhe në Tiranë. Tërmeti u ndje për pak sekonda rreth orës 22.15.
Qytetet e jugut të vendit si Gjirokastra, Vlora dhe Saranda besohet se janë goditur nga një tërmet më fuqi rreth 5 ballë.
Ende nuk ka një konfirmim zyrtar rreth shkallës së tërmetit dhe nëse ka pasur dëme.











