• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJE/ Si u tentua nga policia fshehja e vrasjes në Shëngjergj!

admin by admin
16 October, 2016
in Kronika
0
DETAJE/ Si u tentua nga policia fshehja e vrasjes në Shëngjergj!
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Foto, viktima Besnik Pudja

S’ka më asnjë dyshim se Besnik Pudja u vra me një plumb pas kokës në hambarin me hashash në Kollogjesh të Shëngjergjit.
Ndryshe nga sa thotë policia, që kërkon ta klasifikojë ngjarjen si vetëvrasje, provat dhe analiza që i bëjnë ekspertët dinamikës së ngjarjes, dëshmojnë për një ekzekutim.
Është një eliminim fizik për shkak të parcelave të hashashit.
Sipas detajeve të para, vrasjes së 36-vjeçarit rrëzon versionin e policisë dhe të dhëna se ai ishte gjetur në magazinën me hashash dhe jo në një stan, siç raportonte policia.
Të tjera detaje hedhin dritë mbi atë se çfarë ka ndodhur natën mes 6 dhe 7 tetorit në hambarin e ndërtuar me llamarina në zonën e thellë malore të Tiranës.
Të dhënat kundërshtojnë pikë për pikë versionin e policisë, e cila nuk dihet ende se përse i ndryshoi të dhënat dhe përse vazhdon t’i mëshojë një varianti të dyshimtë që rrëzohet edhe me prova shkencore.
Policia thotë se Besnik Pudja u qëllua vetë me një pistoletë tip TT, duke dalë nga hambari. Sipas saj, plumbi kapi në krah edhe shokun e tij, Alges Liçi.
Ky version i rindërtimit të ngjarjes nga policia, për t’i mëshuar vetëvrasjes, bie poshtë nga faktet dhe provat që ka mundur të mbledhë prokuroria.
Besnik Pudja, sipas policisë, ka qenë në këmbë tek dera e hambarit kur ka nxjerrë pistoletën dhe e ka vënë në kokë. Ndërsa Alges Liçi ka qenë i shtrirë përtokë, duke fjetur.
Ekspertiza ka provuar se Pudja e ka marrë plumbin poshtë veshit të djathtë dhe i ka dalë në sy, për të goditur më pas Liçin. Trajektorja nuk përkon me atë që thotë policia.
“Në të gjitha rastet plumbi ka shkuar drejt”, thotë një burim i prokurorisë për Lapsi.al.
“Ai nuk do të kishte mundur të kapte Alges Liçin në krah, pasi ai ishte i shtrirë”.
Alges Liçi është plagosur në krahun e majtë. Plumbi i ka hyrë në mesin e krahut dhe i ka dalë sipër në shpatull. Kjo është një tjetër e dhënë shkencore që rrëzon versionin e policisë. Kjo trajektore nuk do të kishte qenë e mundur në asnjë rast. Për më tepër, plumbi do të kishte frenuar në shpatullën e tij.
Policia thotë se pranë trupit të 36-vjeçarit Pudja u gjet një pistoletë TT, me të cilën dyshohet të jetë vetëvrarë.
Hetimet e prokurorisë kanë zbuluar disa të dhëna interesante.
Pudja është gjetur i shtrirë me fytyrën sipër, me duart e vëna pranë xhepave të xhupit. Gishti tregues i dorës së majtë i është gjetur i hapur në formë të harkuar, siç qëndron zakonisht në këmbëzën e një arme. Kjo, sipas ekspertëve, tregon se ai mund të ketë bërë qitje me dorën e majtë në momentin e vrasjes.
Por plumbin ai e ka marrë në anën e djathtë, pas koke. Ekspertët thonë se është e pamundur që ai të ketë qëlluar me të majtën në anën e djathtë të kokës, pas veshit.
Pistoleta që u gjet pranë tij kishte një plumb në fole, me kapsollë të goditur, por me fishekun brenda. Ajo pistoletë, sipas hetuesve, nuk ka bërë qitje, sepse fisheku ishte pa barut brenda. Ekspertiza balistike nuk ka provuar ende nëse është ajo me të cilën është vrarë Pudja.
Pranë trupit, veç një gëzhoje pistolete tip TT janë gjetur edhe dy gëzhoja kallashnikovi. Ky fakt i bën hetuesit të dyshojnë se mes viktimës dhe dy shokëve të tij që gjendeshin në momentin e ngjarjes, mund të ketë pasur një shkëmbim zjarri. Në dorën e majtë të viktimës janë gjetur shenja baruti. Ndërsa kallashnikovi nga ku janë qitur dy gëzhojat nuk është gjetur.
Dy “miqtë” e viktimës, Alges Liçi dhe Dritan Buzo, të arrestuar më 13 tetor janë paraqitur vetë në polici.
Policia e Tiranës tha në një njoftim zyrtar të 14 tetorit se ishte ajo që i identifikoi dhe arrestoi. Por ky version nuk është i vërtetë. Lapsi.al mësoi se Liçi dhe Buzo janë vetëdorëzuar. Ata kanë thënë se janë paraqitur vetë në polici për të dhënë detaje mbi ngjarjen, pasi kishin lexuar në median elektronike versionin e vrasjes.
Lapsi.al ka mundur të zbardhë një pjesë të dëshmisë të dhënë para grupit hetimor.
Ata kanë thënë se Pudja u ngrit rreth orës 6 të mëngjesit dhe doli jashtë. Liçi ka qenë i shtrirë përtokë, ndërsa Buzo pranë sobës për t’u ngrohur. Pasi ka dalë jashtë, Pudja ka hyrë brenda dhe nga dera ka qëlluar veten. Sipas tyre, në mbrëmje ai kishte konsumuar alkool. Sipas vetë policisë, vrasja ka ndodhur më herët, rreth orës 04.00.
Dy të vetëdorëzuarit në polici, të cilët janë mbajtur në arrest, kanë mohuar se ndodheshin në Kollogjesh për të parcelat me hashash. Por ata nuk kanë dhënë asnjë version se përse gjendeshin në hambarin e mbushur plot me kanabis. Babai i viktimës ka pranuar se djali i tij punonte në plantacionet me kanabis të Shëngjergjit dhe se paguhej 20 mijë lekë në ditë.
Ata nuk kanë dhënë detaje as për faktin se përse e mbajtën të fshehtë ngjarjen. Në bazë të dëshmive të tyre është identifikuar dhe arrestuar Halit Dusha, 37 vjeç. Lapsi.al mësoi se ai është punonjës i Postës Shqiptare. Sipas dy të arrestuarve, Dusha ishte parë shpeshherë të takohej me viktimën në hambarin me hashash dhe se është ai personi që kishte kultivuar bimën narkotike. 
Hetuesit dyshojnë tek versioni i dhënë nga Liçi dhe Buzo. Ndaj tyre policia i referoi materialet vetëm për veprën penale “moskallëzim të krimit”. Për prokurorët, ata janë edhe bashkëpunëtorë në krim, në mos autorë të tij e po ashtu edhe kultivues të kanabisit.
Gjatë 6 ditëve që kanë qëndruar të fshehur, prokurorët thonë se ata kanë pasur mundësi të fshijnë mjaft prova, si gjurmët e barutit që mund të kenë pasur nëpër duar dhe rrobat që kanë pasur veshur. Po ashtu, edhe sasi të hashashit që kanë qenë në hambar.
Një pjesë e drogës u asgjësua nga policia, pa raport të detajuar. Nuk dihet se sa ishte pesha.
Liçi ka thënë në polici se ishte mjekuar nga një infermiere. E kishte thirrur atë t’i vinte në shtëpi, por nuk i mbante mend as emrin dhe as numrin e telefonit. Ky është një tjetër variant i pabesueshëm i tij dhe që i shton dyshimet se asgjë e thënë prej tij nuk përkon realisht me atë që ka ndodhur në hambarin me hashash. Policia është vënë në kërkim të infermieres, pasi ligji e detyron atë që të kishte njoftuar organet e rendit për personin që i kishte dhënë ndihmë mjekësore për plagën që kishte marrë me armë zjarri.
Të dhënat e mësipërme të siguruara nga Lapsi.al, që janë pjesë e hetimit të prokurorisë, e rrëzojnë tërësisht versionin e policisë. Por prej tyre nuk kuptohet se përse policia e fshehu vrasjen dhe përse e fshehu hambarin me kanabis bashkë me parcelat e gjetura pranë.
Në çdo rast, ky përbën një krim më vete, edhe më të rëndë se vetë vrasja!

Previous Post

PARALAJMËRIMI/ Ambasada: Nëse po mendon për Lotarinë Amerikane, kujdes nga këto mashtrime

Next Post

Nga Kolonja modeli i aleancës qytetare për t’iu kundërvënë koalicionit të krimit

admin

admin

Next Post
Nga Kolonja modeli i aleancës qytetare për t’iu kundërvënë koalicionit të krimit

Nga Kolonja modeli i aleancës qytetare për t’iu kundërvënë koalicionit të krimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.